Kuriozitete

A e kalojnë arinjtë tërë dimrin në gjumë

Stina e dimrit është periudha kur shumica e kafshëve kohën e kalojnë të mbyllur, në një hapësirë të ngrohtë e më të përballueshme ndaj acarit.

Ariu është ndër to, që thuhet se stinën e dimrit e kalon në ndonjë shpellë e strofkë dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në gjumë. Por se a është kjo e fundit tërësisht e vërtet, ekspertët e mjedisit dhe kafshëve kanë folur për këtë.

Sean Farley, biolog i njohur amerikan ka thënë përmes një studimi se arinjtë gjatë dimrit dremitin, mirëpo nuk qëndrojnë gjatë tërë kohës në gjumë, dhe procesin e të ushqyerit e kanë më të rrallë.

“Ata nuk kanë nevojë të shpeshtë të hanë apo të pinë, dhe rrallë urinojnë. Ekziston një arsye e fortë pse ata rrinë të mbyllur gjatë dimrit në strofkë: ushqimi i bollshëm. Ata dalin nga strofka në acar vetëm nëse vendbanimi u është dëmtuar”, ka thënë ai.

Moti është në ndër arsyet pse arinjtë izolohen në shpellë. Në Alaskë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku moti është më i ftohtë e dimri më i gjatë, arinjtë rrinë të mbyllura rreth 7 muaj të vitit. Kohëzgjatja e qëndrimit në shpellë varet edhe nga rajoni ku janë.

Arinjtë, sipas studimit, adaptohen të qëndrojnë gjatë pa ushqim e ujë. Kur uria rritet, organizimi i tyre nis ta shkrijë yndyrën e rezervuar, duke i mbushur me energji.

Në rast se arinjtë i zë dimri në fushë të hapur, ata do të përdorin çdo mundësi për t’i krijuar vetes një hapësirë vendqëndrimi. Kalimi i ariut në hapësirë të ftohtë gjatë tërë dimrit do t’i shkaktonte probleme të mëdha e do ta dobësonte dukshëm fizikisht./koha/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *