Bota

El Salvadori bëhet gati të ndërtojë qytetin e Bitcoin në bazën e vullkanit Conchagua

Presidenti i vendit deklaroi që El Salvadori po bëhet gati të ndërtojë një qytet të “Bitcoin” në bazën e vullkanit Conchagua me fonde të ardhura nga kriptomonedha.Sipas BBC-së qyteti do ketë formën e monedhës dhe do ndërtohet në provincën La Union. Vullkani Conchagua u zgjodh si vend ndërtimi për shkak të energjise gjeotermale që fuqizon minierat e “Bitcoin”.

El Salvadori është shteti  i parë që legalizojë kriptomonedhën Bitcoin. Ky vendim i qeverisë u kundërshtua nga protestues të shumtë për shkak se vendi i varfër mund të rrezikohej nga stabiliteti financiar dhe inflacioni i lartë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Presidenti Bukele deklaroi që qyteti do ketë muze, restorante, rezidenza,  bare, port, trena dhe aeroport. Në qytet nuk do aplikohet asnjë taske përveç taksës së produktit. Gjysma e të ardhurave të qytetit do përdoret për ndërtimin e tij pjesa tjetër do përdoret për mirëmbajtjen.

Monedha “Bitcoin” prodhohet  nëpermjet kompjuterëve të mëdhenj dhe konsumon shumë energji. Projekti i qytetit pritet të kushtojë rreth 300,000 Bitcoin. Qeveria e El Salvador e legalizojë “Bitcoin” si monedhë në shtator dhe i dhuroi nëpërmjet një aplikacioni 30 dollarë çdo qytetari.

Në këtë shtet janë instaluar 200 bankomate te monedhës “Bitcoin”. Ky vendim është marrë që  ekononomia e vëndit të rritet por shumë qytetarë e kundërshtojnë këtë vendim. Njësitë e shërbimit në El Salvador janë të detyruara që të pranojnë si mënyrë pagese “Bitcoin”.

Vlera e monedhës “Bitcoin” ka pasur ulje dhe ngritje në vitet e fundit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *