Lajme

Kurti dhe kancelari i Austrisë dakordohen që Kosova të jetë nikoqire e Samitit Ekonomik vitin e ardhshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mirëpritur në rezidencën e Kancelarisë Federale të Austrisë nga Kancelari i Austrisë, Alexander Schallenberg, me të cilin ka zhvilluar takim bilateral.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për mundësitë e rritjes së investimeve austriake në Kosovë dhe u dakordua që në shërbim të kësaj gjatë vitit të ardhshëm të organizohet Samiti Ekonomik në Kosovë.

Sipas komunikatës për medie, Kurti e uroi kancelarin Schallenberg për detyrën dhe përgjegjësinë e re si Kancelar dhe theksoi gatishmërinë e tij dhe të Republikës së Kosovës për të vazhduar raportet tejet të mira me Austrinë.

Ai foli për ringjalljen dhe rritjen ekonomike që po e përjeton Kosova që nga paslufta, e që këtë vit siç tha ai parashihet të jetë 9,9 për qind, dhe për angazhimin e qeverisë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Kryeministri Kurti e njoftoi Kancelarin Schallenberg edhe për rritjen e shënuar në investimet e huaja direkte të cilat këtë vit janë 89 për qind më të mëdha sesa mesatarja e tyre gjatë dekadës së fundit dhe më të lartat që nga shpallja e pavarësisë”, thuhet në komunikatë.

Kancelari Schallenberg nënvizoi rëndësinë e investimeve të Austrisë, që renditet e pesta për nga investimet direkte në Kosovë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Gjatë takimit është diskutuar edhe në lidhje me liberalizimin e vizave, ku u tha po ashtu se Austria qëndron pranë Kosovës dhe e mbështetë atë në procesin e integrimeve evropiane.

“Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës sot janë bërë 3 vjet, 4 muaj e 5 ditë qëkur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herën e dytë liberalizmin e vizave. Kancelari austriak dha mbështetjen e tij të plotë në lidhje me liberalizimin e vizave dhe tha se Austria i qëndron pranë Kosovës dhe e mbështetë atë në procesin e integrimeve evropiane”, thuhet në komunikatë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *