Lajme

Projektbuxheti 2022, komisioni ia kalon stafetën parlamentit

Në harkun e 90 minutave, Komisioni i Ekonomisë ra dakord t’i dërgojë për miratim Kuvendit projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ligjin më të rëndësishëm të financave publike.

Gjatë debateve, anëtari demokrat Bujar Leskaj kërkoi rritjen e fondeve për kompensimin e ish-të përndjekurve.

Debati u zhvendos tek detyrimet e prapambetura të pushtetit vendor, sot në vlerën e 7,3 miliardë lekëve, që i takojnë kryesisht borxheve të ish-komunave.

Lexo më shumë  Kush është Jülide Yazıcı, aktivistja turke me azil politik në Francë që gjykata shqiptare e la në burg

Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe iu rikthye edhe njëherë ndryshimeve të bëra në paketën fiskale, për uljen e taksës për naftën e jahteve në 40 lekë për litër, nga 65 lekë të propozuar pak javë më parë nga Financat.

Ditën e enjte, Parlamenti do të votojë mbi paketën e Buxhetit, ndërsa pritet që shumë deputetë të dorëzojnë amendimet e tyre, mbi pika me të cilat nuk bien dakord me qeverinë.

Lexo më shumë  BIRN: Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *