Lajme

Gjobitën me 400 mijë lekë dyqanin e fruta-perimeve në Fier, arrestohet inspektori i AKU-së

Policia e Fierit ka vënë në pranga inspektorin e AKU Fier Mirel Koçi, 48 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave” .

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 18 nëntor   ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për shtetasen D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier.

Lexo më shumë  Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

Të dy këta shtetas, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M.

Bëhet fjalë për një dyqan fruta-perimesh, të cilin e kanë gjobitur me 400 mijë lekë.

Lexo më shumë  Pse ka pllakosur zia sot në çdo fytyrë socialisti përpara Ramës: Frikë apo prekja e fundit?

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *