Lajme

Tragjedia në Bullgari, kompania “Besa Trans” u padit 4 herë në 2021

BULLGARI– Kompania “Besa Trans”, autobusi i së cilës u shkrumbua në rrugën Struma në Bullgari ku u dogjën 45 udhëtar nga Maqedonia ka marrë katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covidit në vitin 2021.

Kjo u vërtetua dhe për mediat maqedonase nga Inspektorati shtetëror i transportit. Gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet janë dhënë padi penale.

Lexo më shumë  Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit në Shqipëri paralajmërojnë rritje kostosh

Në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar në periudhën e pandemisë. Nga Inspektorati thonë se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *