Lajme

E RRALLË: Rishfaqet në Shqipëri pas 400 vitesh ‘kojliku qeros’. Specia e pazakontë ishte zhdukur nga qiejt e Europës në shekullin XVII si pasojë e gjuetisë

Një individ mashkull, i quajtur “NOVA” është rishfaqur pas 400 vitesh në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës

Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme në Europë.

Është parë në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor deri rreth shekullit të 17-të.

Në shekullin e 17-të , Kojliku Qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia.

Lexo më shumë  Ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

Pas rreth 400 vitesh, një individ mashkull, i quajtur “NOVA” është parë së fundmi në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.

“Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në Shqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë”, – shkruan AOS në një njoftim për publikun.

Lexo më shumë  Në 28-vjetorin e rënies heroike, Haxhiu nderon Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Në jetën e tyre dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën krah për krah

“Si dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale”, – shton organizata në fjalë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *