Lajme

Zaev konfirmon shuarjen e familjes katër anëtarëshe nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Bullgari

Në mesin e viktimave nga tragjedia që ndodhi në Bullgari janë edhe një familje katër anëtarëshe.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke treguar për gjendjen e të lënduarve ka thënë se nga aksidenti kanë humbur jetën katër familjarë të një familje nga Shkupi.

A.A i lindur në vitin 1985, XH.A e lindur në vitin 1986 dhe dy fëmijët e mitur të tyre bineq, të vitit 2017.

Lexo më shumë  Kurti takohet me përfaqësues të kompanive të njohura ndërkombëtarisht, i fton për investime

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar ndërkohë që në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak.

Lexo më shumë  Qorrolli: BE-ja ta dënojë ashpërsisht tendencën e Serbisë për autoritet të ri gjyqësor

Incidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *