Lajme

“Trupat janë djegur totalisht”/ Ministri i Brendshëm bullgar jep detaje nga aksidenti

BULLGARI– Ministri i Brendshëm, Bojko Rashkov ka bërë me dije detaje nga hetimet që po zhvillohen për të zbardhur shkaqet e aksidentit në Sofje, ku ndërruan jetën 46 turistë, mes tyre edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Në një deklaratë për mediat, ai ka bërë me dije se brenda njerëzit ishin dëmtuar tërësisht nga zjarri dhe do të duhej kohë për t’i identifikuar.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

“Nuk ka asgjë për të parë aty brenda. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë kthyer në qymyr. Tani duhet të identifikohen,”-tha Rashkov.

Tragjedia ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një autobus me turistë nga Maqedonia e  Veriut ka marrë flakë në autostradën e Strumës, më pas zjarri ka shpërthyer në mjet. Deri më tani raportohet për vetëm 7 të mbijetuar, 2 gra dhe 5 burra.

Lexo më shumë  Haxhiu: Vetëm një kandidat për president, duhen dy për të ftuar seancën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *