Lajme

Mot i paqëndrueshëm! Rebeshe shiu dhe kthjellime, moti për sot

Dita e martë do të jetë e pushtuar nga reshjet e shiut të cilat filluan ditën e djeshme. Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë vranësira dhe shira të pakët në veri dhe qëndër por rrebeshe shiu do ketë në jug. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur situata përmirësohet gradualisht duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Lexo më shumë  Shqipërisë po i ikin të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç

Kushtet e motit të kthjellët dominojnë deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *