Jetesa e shtrenjtë në Tiranë, shkak mbipopullimi, rekomandohet të investohet në zonat rurale
Për studiues të ekonomisë e sociologë, shtrenjtimi i kostos së jetesës në kryeqytet, përfshirë këtu rritjen e skajshme të çmimit të banesave është artificial dhe i evitueshëm.
Decentralizimi dhe shpërndarja e drejtë e buxhetit, duke prekur edhe zonat periferike e ato rurale, sipas ekspertëve do të bënte që Tirana të mos mbipopullohen e kësisoj oferta do barazohej me kërkesën.
Teksa e vlerëson si një krizë sociale me pasoja afatgjatë, sociologu Gëzim Tushi kërkon marrjen me urgjencë të politikave gjithëpërfshirëse.
Vetëm në 5 vitet e fundit, popullsia e kryeqytetit është rritur me mbi 10 për qind duke bërë që numri total i banorëve në Tiranë të kalojë 900 mijë.
Por ndërkohë e kundërta po ndodh në Tiranë. Pushteti qendror dhe lokal po jep leje dhe kontrata të shumta për ndërtim kullash, qe rrisin përqendrimin në qendër dhe shkojnë në kah të kundër me decentralizimin e veprimtarisë në kryeqytet.
Qendra tregtare, kulla e institucione, qe ngrihen përreth sheshit Skenderbej dhe ofrojnë rritje të madhe të kostove të banesave dhe hapësirave komerciale si për shitje, si për qera.
E vetmja shpresë për Tiranën, mbetet stopimi i menjëhershëm i zhvillim në lartësi dhe hapja e mirëplanifikuar në sipërfaqe për nga periferia.
Rruga Press