Opinion/Aktualitet

Dhuna si konstante e shprehjes së qytetit shqiptar

Nuk nis një ditë kur në televizorët e mëdhej të kafeneve a shtëpisë mos të kemi skena horror të një aksidenti rrugor, të një vrasjeje mafioze, familjare a mes fqinjësh, të mos ketë një dhunim fizik a seksual, shpesh dhe në të mitur, të mos ketë afera korruptive a padrejtësi gjyqtarësh.

Para pak ditësh, 8-vjeçari Mateo u vra dhe u gropos në dritë të diellit, në oborrin e kriminelit. Ushtrohet dhunë fizike deri në mbytje mbi fëmijën. Nga ai moment, nuk kanë fund emisionet televizive që për synim kanë të marrin e të nxjerrin bruto, me zë e figur, të gjithë ndjeshmërinë e familjarëve dhe të afërve. A thua se për mision kanë vetëm kaq!

Asnjë fushatë sensibilizuese, asnjë nxitje për aktivizëm politik mbi të drejtat e njeriut, asnjë vendosje përgjegjësie për vetveten si media dhe për organet edukuese që disponojnë institucionet. Quhen zakonisht zemër-hapur emisionet, e të hapur kanë vetëm ekranin ku na ballafaqojnë me dhimbjen e tmerrshme, si dhunë e fundit ndaj familjarëve për t’i zbrazur nga gjithë ç’kanë mbledhur në vete. Inteligjencës e profesionalizmit ia kanë ulur qepenat me kohë.

Lexo më shumë  Shteti bektashi ka planifikuar rrëmbimin e Mësonjëtores së Korçës

Në Astir ndodh një atentat hollivudian ku mbesin të vrarë dy njerëz. Dhuna zbret në rrugët e Tiranës në formën e larjes së hespave, në mesin e trafikut, nën plumbat e kallashit. Në atë trafikun që dhunohen qytetarët psiqikisht, kriminelët gjejnë shteg e dalin pa i kapur asnjë sensor policor.

Dy ditë pas atentatit, si për të treguar policia se sa i cënueshëm është qytetari, vazhdon me vizita lagje më lagje (sidomos në kryeqytet) duke gjobitur. Faji i vetëm i pronarit është se ka shtëpinë diku aty lart. Kush gjobitet?! Ai që pret në trafik, të paktën 1 orë në ditë, 30 orë në muaj, plot 15 ditë në vit.

Lexo më shumë  Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë, qëndrimi i opozitës dhe  Sindromi i Fregolit

Në nëntë muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin janë evidentuar 102 raste të krimeve seksuale, në 42 prej të cilave është abuzuar seksualisht. Referuar të dhënave të policisë rezulton se në 8 raste pre e abuzimeve janë të mitur, 10 janë vajza të moshës nga 14-18 vjeç. Në 13 raste është abuzuar me persona më të rritur në moshë, si dhe në 7 raste me persona me aftësi të kufizuar.

Konstantja e çdo shembulli që mund tw marrim është dhuna sistematike që varion nëpër forma të larmishme: dhuna me pasojë vdekjen, përdhunimin, varfërinë, debilitetin, depresionin e shëmtinë.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *