Lajme

Kurti vizitë dyditore në Austri

Kryeministri i Austrisë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Austri për një vizitë dyditore.

Gjatë kësaj vizite Kurti pritet të zhvillojë takim bilateral me kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg, me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet mes Kosovës e Austrisë dhe mënyrën e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

“Krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, që do të mbahet sot në ora 18:00”, thuhet nga Kryeministria.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *