Lajme

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita e Alfabetit shqip, i cili u unifikua 113 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar se do të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Lexo më shumë  Armiqtë e Albin Kurtit janë korrupsioni, hajdutëria dhe tradhtia!

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit 20, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor 1912 u shpall edhe Pavarësia e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Maqedonisë kjo ditë është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

Lexo më shumë  Pas kontrolleve në vilat luksoze, SPAK merr në pyetje biznesmenë dhe ish-bashkëpunëtorë të Ballukut

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot do të organizojë një aktivitet në kuadër të manifestimit “Ditët e Alfabetit – 2021”./KSP

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *