Lajme

Presidenti i ri i Bullgarisë konfirmon veton për negociatat: Asnjë lëshim për Maqedoninë e Veriut

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë për identitetin dhe historinë bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit”, kështu ka deklaruar presidenti bullgar Rumen Radev pas rizgjedhjes, duke konfirmuar edhe një herë veton për Maqedoninë e Veriut.

Këtë deklaratë Radev e bëri pas fitores në zgjedhjet presidenciale, ku fitoi mandatin e dytë.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili shkruan në Facebook se kishte biseduar me Radev dhe se kishin rënë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut “do të vazhdojnë përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të kërkojnë zgjidhje në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”.

Të njëjtën gjë e konfirmoi më parë edhe partia “Ne vazhdojmë ndryshimin” që doli e para në zgjedhjet e para në Bullgari më 14 nëntor dhe pritet të formojë qeverinë e re në koalicion me tre parti të tjera. Kreu i kësaj partie, Daniel Lohrer tha se nuk pritet që Bullgaria të heqë veton për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut.

Lexo më shumë  Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *