Lajme

“Varri masiv” që po gropos 120 familje, Banorët: Firma ka ndërhyrë në themele, Veliaj të pezullojë punimet

YouTube player

Firma “Arbet Construktion SHPK”, e cila tashmë ka filluar punimet për ndërtimin e një pallati në lagjen 14 në Astir duket se ka prekur dhe kolonat e një pallati ekzistues. Banorët thonë se gërmimet që kanë prekur themelet e pallatit po u rrezikojnë jetën. Thirrja e tyre shkon për kryebashkiakun që të marrë masa për pezullimin e punimeve.

Plot 120 familje në lagjen 14 në Astir vijojnë të shprehen kundër ndërtimit të një pallati të ri ngjitur me banesën e tyre.

Lexo më shumë  Vihet gur themeli i tregut të gjelbër në Podujevë

Sipas tyre objekti është në kundërshtim me kodin e ndërtimit pasi nuk është respektuar distanca mes ndërtesave. 

“Dielli që ra sot nesër nuk do të jetë më. Nuk e di se ku do të shkojnë më kalamajtë.”

Banorët  këtij pallati thonë se subjekti ndërtues “Arbet Construktion SHPK”, tashmë ka filluar gërmimet duke prekur edhe kolonat e pallatit të tyre duke i vënë ato të rrezik për jetën.

“Tani duket hapur se ndërhyrja e strukturës së pallatit tonë është ndërtuar nga punimet këto.”

Në bashki janë ankuar por thonë se përgjigja nuk korrespondon më pyetjen.

“Po na plas shpirti. Na kanë kthyer një përgjigje skandaloze.”

Kërkojnë që kryebashkiaku të shkojë në zonë e të shohë se çfarë po ndodh me ndërtimin e këtij pallati.

“I kemi kërkuar Veliajt që të vijë këtu, por ai nuk e çanë kokën fare.”

Të gjendur pa zgjidhje banorët thonë se po përgatisin dosjen për ta çuar në gjykatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *