Lajme

Vetoja për negociatat, Borisov akuzon Radev: Po na prish marrëdhëniet me fqinjët

Ish-kryeministri bullgar dhe lider i “GERB”-it, Bojko Borisov e akuzoi presidentin e sapo zgjedhur në një mandat të dytë Rumen Radev, se vetëm për një javë ka arritur t’i prishë marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e saj, por edhe Shqipërinë.

“Nga vendi më i preferuar në Ballkan Bullgaria tashmë i ka marrëdhëniet e prishura me të gjitha vendet fqinje dhe urrehet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, urrehet me Turqinë dhe ekziston rrezik real për konflikt etnik dhe rrezik prej emigrantëve ilegalë” tha ai.

Lexo më shumë  “Shqipëria po boshatiset çdo ditë”, Blendi Çeka zbërthen shifrat e sondazhit

Në deklaratën e parë për mediat pasi u rizgjodh president, Radev konfirmoi edhe njëherë qëndrimin që nuk duhet të ketë asnjë lëshim ndaj Maqedonisë, gjë që penalizon edhe Tiranën për negociatat.

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit”.

Shkupi, por edhe Tirana presin që zgjedhjet në Bullgari të pasohen me një ndryshim kursi për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi rrugëtimi për dy vendet është konceptuar në bllok.

Lexo më shumë  Von Cramon i drejtohet qeverisë së Serbisë: Shqiptarët po diskriminohen, rrezikoni jostabilitet në rajon

Fillimisht ideja e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut u la e hapur, por disa shtete të BE-së u shprehën kundër pasi sipas tyre vendimi do të jepte sinjal negativ për rajonin.

Megjithatë pavarësisht deklaratës së Presidentit të sapo zgjedhur në mandatin e dytë, fjalën e fundit e ka qeveria e re bullgare që pritet që të formohet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *