Lajme

Hidhet rërë në aksin Lezhë-Milot, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Një sasi e konsiderueshme rëre është derdhur në rrugë duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Situata problematik është krijuar në superstradën Lezhë-Milot , pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit  në një gjatësi prej 50 metrash.

Pas konstatimit të problemit, policia rrugore ka mbërritur në zonë për të sinjalizuar drejtuesit e mjeteve për rrezikun.

Lexo më shumë  Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mësohet se ende nuk është identifikuar mjeti që mund të ketë derdhur rërën.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  BIRN: “Garancia e plotë” e Ramës dhe përgjegjësia e tij politike për Vlora Hysenin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *