Lajme

Kroacia dërgon sot 130 ushtarë në Kosovë

130 pjesëtarë të ushtrisë kroate në mesin e tyre edhe gjashtë gra, do të nisen sot për në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare.

Ministria ka bërë të ditur se ceremonia solemne e nisjes do të fillojë sot nga ora 10:30 në kazermën ″Brigada e Ushtrisë Kroate” në Nasice.

Lexo më shumë  Gaz Bardhi godet raportimin e Top Channel: Mashtron, mbron korrupsionin e Ballukut!

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozhiq.

Ndryshe, ky është kontingjenti i 36-të me pjesëtarë të ushtrisë kroate që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *