Lajme

Kosova me pak raste, mirëpo Covidi në rajon po bën kërdinë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm 7 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë gjithsej 326 raste aktive. Gjendja stabile mesa i përket pandemisë ka bërë që të lehtësohen disa prej masave para disa javëve, por në shtetet fqinje numrat janë shumë më të mëdhenj.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi, Kroaci dhe Maqedonia të Veriut numrat e vdekjeve kanë kaluar numrat dyshifrorë.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Serbia ka pasur 59 raste të vdekjeve gjatë 24 orëshit të fundit teksa numëron plot 70,516 aktive me koronavirus.

Mali i zi ka 6 raste të vdekjeve dhe 3,572 aktive në një shtet që ka popullsi të vogël.

Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë numra të lartë me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 18 raste të reja të vdekjeve dhe janë gjithsej 8,535 raste aktive me Covid.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë raste me Covid gjatë 24 orëve të fundit për herë të parë pas disa javëve teksa janë 8,175 aktive me koronavirus.

Kroacia pati 60 raste të vdekjeve të shkaktuara nga Covid e ka 33,708 raste aktive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *