Moti në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni/Kthjellime në të gjithë vendin, por si do të luhaten temperaturat sot
Kthjellimet mbeten prezente deri në mesditë në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme janë paraqitur në zonat Bregdetare.
Ndërsa pasditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta shfaqen në zonat malore por
pa rrezikuar shira.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vranësira të dendura dhe shira do të mbizotërojnë Ishujt Britanikë dhe Vendet e Europës Qendrore, ku më të dendur shirat mbeten në Pellgun e Baltikut. Po
ashtu Europa Lindore vijon me stuhi dëbore dhe temperatura të ulëta. Ndërsa moti i kthjellët mbizotëron në Pellgun e Mesdheut dhe Europën
Veriore.
Kosova
Moti i kthjellët me vranësira kalimtare do jenë mbizotëruese deri pak pas mesditës kur vranësirat shpeshtohen por pa mundur të sjellin reshje. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 2 në 15°C.
Maqedonia e Veriut
Vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë e gjithë republika e MV deri në orët e vona të pasdites kur shfaqen vranësira të lehta e kalimtare. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Rruga Press