“Shpella e Trenit” kthehet në stallë bagëtish, monumenti historik i lënë në harresë
Shpella e Trenit në Prespë të Vogël, një monument me vlera historike, madje edhe disa ende të pazbuluara, është kthyer në një strehë për bagëtitë.
Jashtë saj gjen plehra dhe mbetje nga gostia e kafshëve, ndërsa brenda shpellës,dukshëm shihen gjurmët e zjarreve të ndezura nga banorët e zonës të cilat kanë dëmtuar muralet dhe stalaktidet.
Gjergji Koki, drejtori i Monumenteve në Korçë thotë se pritet financimi për krijimin e një gardhi rrethues per mbrojtjen e tyre.
“Një masë paraprake për konservimin dhe për konsolidimin e mos vazhdimit të degradimit të mëtejshëm në Shpellën e Trenit. Nga anë jonë është miratuar një projekt në vitin 2019. Jemi ende në pritje. Nuk mund të jap një datë ekzakte, pasi ne si institucion kemi marrë masat tona, që është pjesë e hartimit të projektit. Vazhdimi më tej i përket pjesës së sipërmarrësve, të cilët janë financuesit gjermanë.”
Ndërgjegjësimi i pakët i banorëve dhe lënia në harresë nga institucionet po çon ne degradimin e këtij monumenti.
“Banorët duhet të jenë të kujdesshëm për ta ruajtur këtë trashëgimi.”
Kjo shpellë bart te dhëna qe zbulojnë mënyrën e jetesës së banorëve rreth 6000 vjet më parë,por ndjeshmëria për ruajtjen e se shkuarës nuk egziston.
Rruga Press