VIDEO/ Messi shënon golin e parë në Ligue 1, shikoni “perlën” e argjentinasit
PSG ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Nantes në kuadër të javës së 13 të Ligue 1.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 2 me Kylian Mbappe, i cili do të ishte edhe goli i vetëm i 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë vendasit do të marrin një goditje të fortë, pasi portieri Navas ndëshkohet me karton të kuq duke të lënë të tijët me 10 lojtarë. Pochetinno i detyruar nxjerr nga loja Neymar për të futur në lojë portierin e 3 Rico.
Vetëm 10 minuta më pas, miqtë do të barazojë rezultatin në minutën e 76 me Kolo Muani. PSG do të reagonte por njëkohësisht do të ishte edhe me fat pasi në në minutën e 82, Appiah devijon topin në portën e tij për të kthyer PSG në avantazh.
Në minutën e 87 është momenti për golin e parë të Leo Messit në Ligue 1 pasi merr një top nga Mbappe.
Me këtë fitore “blindon” vendin e parë me 37 pikë, ndërsa Nantes pozicionohet në vendin e 11 me 18 pikë.
Rruga Press