Vllazni dominuese ndaj Kastriotit, kuqeblutë fitojnë dhe ngjiten në klasifikim
Vllaznia është rikthyer te fitorja në Superiore teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Kastriotin. Në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”, kuqeblutë kanë dominuar miqtë dke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren.
Vendasit që në fillim tregoi se dëshironte të fitonte me çdo kusht dhe në minutën e 10’ me Aralican, lojtarin më në formë të ekipit gjetën avantazhin.
Nuk ndalen me kaq pasi në 19’ skuadra e Brdariç dyfishon edhe rezultatin me Hoxhajn çka duket se vulos fitoren por jo rezultatin.
Në pjesën e dytë ka vend për gola të tjerë ndërkohë që lojën gjithmonë e komandon Vllaznia dhe në 57’ sërish Hoxhaj shënoi për vendasit.
Në 77’ ishte Ajazi që realizoi golin e nderit për krutanët me ndeshjen që u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë që shkon për momentin në vendin e tretë me 13 pikë.
Rruga Press