Mehaj takim me gjeneralin e Forcave holandeze, diskutojnë për një bashkë-zbarkim të mundshëm
Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar për një takim me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, gjeneral Onno Eichelsheim. Mehaj shkroi në Facebook se një bashkë-zbarkim i mundshëm i trupave përkrahë forcave holandeze është një vlerë e shtuar për paqen e sigurinë globale.
“Gjeneralit Eichelsheim i shpreha falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm. Bashkë u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin tij të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara”, shkroi në Facebook.
I pari i Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë se gjenerali Eichelsheim premtoi mbështetje në shtimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet të dy forcave “duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”.
Rruga Press