Lajme

Kurti: Remitancat e diasporës në Kosovë janë mbi 20 për qind të bruto produktit vendor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti sot takim konsultues me anëtarë të Odës Tregtare Kosovaro-Turke, me të cilët diskutoi për mundësitë e investimeve në Kosovë.

Ai theksoi stabilitetin politik, rritjen më të madhe ekonomike në rajon, politikat fiskale që po dizajnohen për të ardhmen, rininë më të madhe me përqindje të popullsisë në krejt Evropën dhe mërgatën më patriotike. Për mërgatën, kryeministri tha se është e ngjashme me diasporën turke në Gjermani dhe me diasporën irlandeze në Amerikë.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

“Ky është viti i parë kur në kanalet zyrtare, diaspora jonë do të dërgoj mbi 1 miliard euro, pa përfshirë këtu paratë kesh që i sjellin me vete. Remitancat e diasporës në Kosovë janë mbi 20 për qind të bruto produktit vendor. Ndoshta diaspora irlandeze e turke sjellin më shumë para në vendlindje, por nuk besoj në këtë raport me bruto produktin vendor e buxhetin e shtetit”, tha ai.

Kurti shtoi se Kosova e ka shkallën e ultë të inflacionit e cila paraqet rrezik të ultë për investitorët, dhe është importuese e madhe e mallrave të Turqisë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

“Kemi një raport diku eksport-import me Turqinë 1 me 40, tha ai, gjersa theksoi rëndësinë e rritjes së eksportit me Turqinë. Ne ofrojmë huazim të tokave nga 10 deri në 99 vjet dhe shmangim tatimin e dyfishtë dhe gjithashtu i eliminojmë procedurat e gjata burokratike, me ç’rast në secilën komunë mund të hapet biznesi për vetëm tri ditë”, deklaroi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *