Sport

Kina përpiqet të hedhë poshtë pretendimet mbi zhdukjen e tenistes

Një punonjës i televizionit shtetëror kinez ka postuar në rrjet foto të tenistes së famshme Peng Shuai që nuk është parë në publik prej kohësh, në një përpjekje për të qetësuar zërat mbi zhdukjen e saj.

Peng nuk ka pasur më dalje publike që kur akuzoi një ish zv. kryeministër se kishte abuzuar seksualisht me të.

Fotot u publikuan të premten në Twitter, rrjet që nuk mund të hyhet nga shumë përdorues të rrjetit në Kinë. Punonjësi i televizionit shtetëror, Shen Shiwei, ka shpërndarë disa foto të tenistes me pretendimin se ka qenë ajo vetë që i ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin WeChat.

Në adresë të Partisë Komuniste janë bërë një sërë apelesh nga tenistë nga e gjithë bota duke i kërkuar që të provojnë se tenistja, tre herë kampione e Lojërave Olimpike është në gjendje të mirë.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Ndërsa kryeredaktori i gazetës së partisë tha se Peng do të “dalë në publik” së shpejti.

35-vjeçarja nuk është parë më që kur deklaroi në rrjete social më herët gjatë muajit se Zhang Gaoli, ish anëtar i komisionit të përhershëm të partisë, e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *