Lajme

SKANDALI/ Gjyqtari Sokol Ngresi dyshohet se falsifikoi ekspertizën për apartamentin

Prej muajsh në dyertë e institucioneve të Vettingut është duke u zhvilluar një nga proceset më të çuditshme për këdo që e ka ndjekur që prej fillimit procesin e Vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtarin Sokol Ngresi, i cili e kaloi me sukses Vettingun më 11 nëntor të vitit 2020. Një ankesë e Komisionerit Publik, në muajin mars 2021, ku u zbulua një kontratë e fshehtë që gjyqtari kishte bërë për blerjen e një apartamenti, rihapi procesin për Ngresin, i cili tashmë rrezikon postin por edhe ndjekjen penale, në rast se dyshimi për të provohet.

Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Çështja që ka në fokus gjyqtarin e Apelit të Vlorës është jo pak e komplikuar. Njësoj si një “magjistar” Ngresi ia doli të fshihte një kontratë të vitit 2014, ku ai kishte dakordësuar me një kompani ndërtimi, blerjen e një apartamenti. Kjo kontratë e anuluar nga vetë Ngresi u fsheh në procesin e zhvilluar në KPK, duke u zbuluar nga Komisioneri Publik. Për Ngresin shkuan 4 denoncime, ku thuhej se gjyqtari kishte fshehur një apartament 113.4 m2m me vlerë 68 mijë euro.

Kontrata e rezervimit të apartamentit.

Me të marrë përsipër denoncimin, trupa gjykuese e KPA, kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, çeli hetimin gjyqësor dhe i kërkoi ASHK-së Vlorë informacion dhe dokumente lidhur me lejen e ndërtimit të pallatit në fjalë – ndërsa shoqërisë “AFA Konstruksion” sh.p.k. që të informonte nëse kontratat e depozituara nga denoncuesit janë të hartuara realisht prej saj dhe nëse ka lëshuar mandat-pagesat në fjalë.

Lexo më shumë  Albulena Haxhiu: Sondazhi i fundit e vë Vetëvendosjen me mbi 49% të votave – pa mërgatën

Por këtu ndodhi edhe habia… gjyqtari Ngres këmbënguli se e gjithë kjo çështje e ngritur ndaj tij ishte montim. Gjyqtari deklaroi se kontrata paraprake, ajo e revokimit dhe mandat-pagesat që pretendohej se ishin nënshkruar prej tij ishin të falsifikuara. Ngresi akuzoi drejtpërdrejt biznesemenin Flamur Kadëna si personin që qëndronte pas këtij komploti, i realizuar sipas tij në bashkëpunim edhe me një ish-gjyqtare dhe me një grup njerëzish që kërkonin largimin e tij nga sistemi.

Pretendimi i tij vazhdoi dhe gjyqtari i kërkoi KPA të paraqiste një ekspertizë që sipas tij provonte se nuk ishte ai personi që kishte firmosur këto kontrata. Ngresi deklaroi se i kishte kërkuar një zyre private për të marrë një ekspertizë për elementët grafikë të nënshkrimit të tij në kontratat e porosisë, të revokimit dhe në mandate-pagesa. Pasi ekspertiza u bë, pranë Laboratorit në Institutin e Policisë Shkencore, që drejtohet nga djali i hallës së Ngresit, gjyqtari e dorëzoi ekspertizën në favor të tij në KPA, ku rezultonte se Ngresi nuk i kishte firmosur kontratën dhe mandate-pagesat… E gjendur përballë këtij fakti, KPA ishte e detyruar të shprehej në favor të Ngresit dhe të dorëzojë një kallëzim penal për biznesmenin Flamur Kadëna…

Por çfarë ka ndodhur realisht? A është vërtet një komplot për të shkarkuar gjyqtarin Sokol Ngresi, i lakuar në disa raste për dyshime se ka shkelur ligjin për konflikt interesi… Kush do të paguante në vend të tij mijëra euro për ti rimarrë sërish mbrapsht?

Për këtë dosja.al hulumtoi edhe më tej, duke u interesuar çfarë shqetësimi ka edhe pala tjetër që është akuzuar nga Ngresi. Biznesmeni Flamur Kadëna i gjendur në këtë situatë, pajtoi një ekspert privat të cilit i vuri në dispozicion dokumentacionin origjinal për të shqyrtuar kaligrafinë e Ngresit… rezultati ishte i qartë. Dokumentet e blerjes së apartamentit prej 68 mijë euro u firmosën nga gjyqtari Sokol Ngresi.

Lexo më shumë  Sekuestrohet sasi e madhe pijesh me banderola të Serbisë

Në dallim nga ekspertiza e gjyqtarit e cila u realizua me kopje dhe jo me dokumentet origjinale, kjo ekspertizë u bazua në letrat që kompania e ndërtimit zotëron. Ndryshe nga raporti i Laboratorit Shkencor që drejtohet nga djali i Hallës së Ngresit, Vladimir Ikonomi, ekspertiza e dytë mban firmën e një eksperti të licensuar, i cili rrezikon më shumë se një nëpunës shtetëror. Kush mund të mendojë se vartësit e Ikonomit do të nxirrnin një konkluzion në dëm të djalit të dajës së shefit të tyre?!

Foto ekspertiza e Flamur Kadenës

Ku është çështja sot?

Edhe pse KPA e mori për bazë ekspertizën e Ngresit, ende nuk ka vendosur të shprehet në favor të tij. Në seancën që u zhvillua më 16 nëntor, KPA u njoh me faktin se biznesmeni Kadëna ka kallëzuar në SPAK ekspertët që realizuan raportin për Ngresin, duke i akuzuar se kanë falsifikuar raportin. Nga ana tjetër, Komisioneri Publik Florjan Ballhysa vazhdon të jetë i palëkundur se gjyqtari Sokol Ngresi ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë së tij dhe kërkoi shkarkimin përfundimtar të tij. KPA pritet që të japë vendimin përfundimtar për të më 24 nëntor 2021.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *