Bota

Studimi: Rasti i parë me Covid në botë, një shitëse peshku në tregun e Wuhan

KINË – Rasti i parë i konfirmuar i Covid-19 wshtw gjurmua tek një femër, shitëse produktesh deti në një treg me shumicë në Wuhan të Kinës, dhe jo një kontabilist që jetonte larg, sipas një studimi të ri.

Sipas Livemint, studimi thekson se hetimi i OBSH-së për origjinën e sëmundjes vdekjeprurëse mund të ketë gabuar kronologjinë e hershme të pandemisë dhe  thotë se pacienti i parë ka punuar në tregun e kafshëve të gjalla Huanan në qytetin qendror kinez.

Lexo më shumë  Trump nis presidencen, poashtu nis dhe gafat, i thotë gazetarit se Spanja është një shtet anëtar i BRICS-it

“Kontabilisti, i cili mendohej gjerësisht se ishte personi i parë me Covid-19, raportoi se simptomat e tij të para u shfaqën më 16 dhjetor, disa ditë më vonë nga sa dihej fillimisht,” tha Michael Worobey, kreu i ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Arizonës. në studimin e publikuar në revistën Science të enjten.

Shkencëtari Michael Worobey, një ekspert në gjurmimin e evolucionit të viruseve në Universitetin e Arizonës, ka vërejtur mospërputhje midis informacionit publik në dispozicion, por edhe përmes intervistave të kryera në Kinë. Disa ekspertë, duke përfshirë edhe një nga hetuesit e zgjedhur nga OBSH për pandeminë, thanë se puna hetimore e Dr. Worobey ishte një deklaratë e fortë dhe se rasti i parë i njohur me Covid ka shumë të ngjarë të ishte një shitëse produktesh deti. Në ato hapësira kishte njerëz dhe kafshë të përziera së bashku, të egra, të ngordhura, dhe të gjalla, në kushte të këqija higjienike.

Lexo më shumë  Raporti amerikan: Rusia humbi më tepër këmbësori në përpjekje për të pushtuar Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *