Bota

Pas gjysmëshekulli, gjykata fal të dyshuarit për vrasjen e Malcolm X

Më shumë se gjysmëshekulli pas vrasjes së Malcolm X, dy vrasësit e dënuar me burgim, janë falur. Vendimi i një gjykate në New York u ka dhënë fund dekadave të dyshimeve se kush ishte përgjegjës për vrasjen e ikonës së të drejtave civile.

Gjykatësja Ellen Biben, hodhi poshtë dënimet ndaj Muhammad Aziz dhe Khalil Islam, pasi prokuroria zbuloi prova të reja që rrëzuan rastin ndaj dy burrave. Me këto prova u bë e ditur se autoritetet amerikane fshehën disa prej informacioneve që dinin.

Lexo më shumë  Hungaria do t'i ishte dorëzuar Rusisë në rast se do ishte sulmuar, thotë ndihmësi kryesor i Orbanit

Pas lirimit, Aziz ka thënë se gjykimi i tij nuk është dashur të ndodhte. Tani në moshën 83-vjeçare, ai ka thënë se ishte viktimë e padrejtësisë së sistemit. Ai dhe Islam, i cili vdiq në vitin 2009, që prej vitit 1965 kur u krye vrasja, kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Malcolm X mori vëmendje të madhe si zëri i “Kombit të Islamit”, që u bënte thirrje njerëzve të racës së zezë që të ngriheshin për të drejtat e tyre civile. Autobiografia e tij, e shkruar nga Alex Haley, mbetet një prej veprave më të njohura të letërsisë moderne amerikane.

Lexo më shumë  SHBA ndan ndihmë ushtarake në vlerë të rreth tetë miliardë dollarëve për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *