Sport

Vendi i tretë në grup nuk mjafton, Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Shqipëria mori një rezultat historik për sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë u renditën në vendin e 3 në Grupin I me 18 pikë, dy më pak se Polonia që shkoi në play-off. Megjithatë kjo arritje nuk e ka ndihmuar Shqipërinë në renditjen e Fifas.

Kombëtarja jonë ka humbur pikë dhe aktualisht  renditet në vendin e 66. Shqipëria ka humbur 3 vende në renditje, sepse në tetor gjendej në vendin e 63. Shkak i kësaj rënie është se fitorja ndaj Andorrës, nuk garanton shumë pikë ne klasifikim meqë ajo rensitet në vendin  155 të renditjes së FIFA.

Lexo më shumë  “Bën mirë të mos kthehesh në Rusi”/ Brigada ushtarake ruse vë në shënjestër Mirlind Dakun

Kosova nga ana tjetër, ka përmirësuar renditjen e saj pasi tani gjendet në vendin e 111, dy vende më sipër se renditja e fundit.

Për sa i përket kombëtareve të tjera, vendin e parë në renditje e mban Belgjika.

RENDITJA E SHQIPËRISË

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *