Lajme

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Qeveria e Kosovës premton ndërtimin e 50 çerdheve

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, sot u lansua Programi për vetëdijesimin e publikut për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Kjo u realizua në kuadër të Komitetit Ndërministror për të Drejta të Fëmijëve, kryesuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ne duhet të qëndrojmë pas planeve tona praktike dhe konkrete për të mbrojtur fëmijët tanë – një premtim nga brezi ynë për brezin tjetër, për të investuar në arsim e shëndetësi, për të ndërtuar sisteme dhe shërbime që arrijnë të gjithë fëmijët”, tha kryeministri Kurti në hapje të takimit.

Ai theksoi përkushtimin për të zbatuar zotimet nga programi qeverisës, duke përmendur se prioritet i qeverisë është edukimi i hershëm.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e QKMF-së së re në Drenas

“Prandaj, me Projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili u miratua në Qeveri javë më parë, do të fillojë ndërtimi i 50 çerdheve në tërë vendin, që fëmijët të kenë kujdesin e duhur”, tha Kurti.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim që kanë marrë pjesë edhe ministra të dikastereve të ndryshme është theksuar se  për vitin e ardhshëm është ndarë buxhet për punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve janë planifikuar të krijohen Shtëpi për Mbrojtjen e Fëmijëve, për të cilat MFPT tani me ka marrë iniciativat për ndërtimin e tyre dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm përmes ndryshimeve të Ligjit të Financave të Pushtetit Lokal dhe krijimit të Grantit të Veçantë për Shërbime Sociale”, thuhet më tej.

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë të hyrat buxhetore tejkalojnë shifrën 3 miliardë euro

Përveç vijueshmërisë së ulët në edukimin e hershëm dhe cilësisë së dobët të arsimit në këtë takim, u diskutuan edhe format e dhunës fizike dhe psikologjike; stigmatizimi dhe qasja e pamjaftueshme për fëmijët me aftësi të kufizuara; dhe pabarazia sociale e gjithanshme mes fëmijëve.

“Me qëllim të rritjes së zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, Qeveria është duke punuar intensivisht në zhvillimin e akteve normative si dhe në marrjen e masave për rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për mbrojtjen e fëmijës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *