Opinion/Aktualitet

Bankrotuesi i Londrës!

Përparim Rama edhe një herë GËNJEU!

Nga Fatmir Brajshori-Tushi

Tha se “i ka disa kompani që vlejnë 11 milionë funta, dhe, po ashtu një borgj prej 6 milionë funtave.“

Tashti logjikisht edhe fëmijët në djep e dinë që nuk mundesh me pas borgj nëse ke para. Borgje kanë ata që s‘kanë para.

Meqë i dështoj projekti për ndërtimin e vilave të Badovcit, 32 sosh ku secila vlerën do ta kishte 1 milion (total 32 milion euro), falė shoqėris civile dhe Lumir Abdigjikut si ministër i Infrastruktures sa ishte, ngaqë Shpend Ahmeti e kishte dhënë pëlqimin, Mafia e Ndërtimit e ka marr përsipër shlyerjen e borgjit të tij prej 6 milion funtave, me kusht që ky nuk do të guxoj të ndaloj dhe të vonojë asnjë leje ndërtimi.

Tjetra, kompania e Përparim Ramës ka shkuar në likuidim që në vitin 2014, dhe, siç informohem nga Londra (prishtinali që kanë kryer ekonomikun në Londër), ky njeri përpos 6 milion Funtave borgj, ka edhe 6 milion tjera borgje nga Interesi i OMGes.

E kam thėnë që “Kosova përnjëmend është vendi i çudirave“ por Prishtina ia kalon, ngaqë dy herë më shumë është “vendi i çudirave!“

Nuk ka asnjë vend n‘botë  që për kryetar zgjedhet një njeri me borgje milionshe i cili ka konflikt interesi për t‘ju shmangur burgut nga autoritetet Britanike.

KQZ- ja, duke u nisur nga fakti që Përparim Rama ka borgje 6 Milion Euro, duhet të hulumtoj rastin dhe të anulon komplet Zgjedhjet në Prishtinë dhe të shpallë zgjedhje të reja.

Rregulla numër një për të kandiduar ka qenë që kandidati me i pas duart e pastra!

Borgji prej 6 Miljonëve krijohet duke u marrë me punë të pista!

Fjalën e ka KQZ-ja.

Duhet ta thonë: A e kanë ditur kur e lejuan si kandidat Përparim Ramën (Sami Lushtakun nuk e lejuan sikur më herët Zafir Berishën për një fakturë rryme) që ky i ka 6 milion funta borgj?

Qytetarët duhet të ngritën në protestë dhe të kërkojnë zgjedhje të reja për KK Prishtina.

Përparim Rama ka mashtru KQZ, LDK, qytetarin por jo edhe Mafian e Ndërtimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *