Bota

Akuzoi zyrtarin e lartë për abuzim seksual, OKB-Kinës: Duam prova që tenistja e zhdukur është mirë

OKB ka kërkuar prova se kampionia kineze e tenisit Peng Shui është mirë. Atletja është zhdukur që në fillim të nëntorit  pasi akuzoi një ish-zyrtar të lartë të vendit të saj se ka abuzuar seksualisht me të.

“Ne kërkojmë transparencë”, këmbënguli zëdhënësja e OKB-së, duke theksuar se “abuzimet seksuale ekzistojnë në të gjitha shoqëritë”.

Peng Shui, 35 vjeç, akuzoi ish-zëvendëskryeministrin kinez Zhang Gaoli, i cili ishte një nga shtatë politikanët më të fuqishëm të Kinës nga viti 2013 deri në 2018 në rrjetet sociale se abuzoi me të për 3 vite dhe më pas e detyroi të bëhej e dashura e tij.

Lexo më shumë  Më shumë se 200 mijë shtëpi në Bosnje pa energji elektrike

“Ne duam të theksojmë se është e rëndësishme të dimë se ku është dhe në çfarë gjendje është”, tha Trossel.

Gjatë ditëve të fundit, personalitete të tenisit botëror kanë shprehur shqetësimin e tyre për Peng Shui në Twitter, me hashtag #WhereIsPengShuai. Censura kineze ka fshirë edhe gjurmën më të vogël të akuzave të tenistes në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Putini godet Ukrainën për Krishtlindje, bombardon infrastrukturën energjetike – NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

Postimi që u bë fillimisht në Weibo (ekuivalenti kinez i Twitter) u fshi shumë shpejt dhe Agjencia Franceze nuk mundi të verifikonte vërtetësinë e tij. Që atëherë, nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet tenistja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *