Lajme

“Ndaloni grumbullimet e mëdha”, Fico: Aktivitetet po rritin infektimet, do të ashpërsojmë masat

Tirana përgatitet për të tjera aktivitete me grumbullime të mëdha, ndërsa ekspertët vijojnë thirrjet për ndalimin e tyre.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, bën të ditur për A2 CNN se mosrespektimi i masave do të na çojë në përkeqësimin e situatës.

“Duket sikur ka një relaksim që nuk i shkon përshtat askujt për këtë situatë që jemi. Institucionet shtetërore, operatorët ekonomikë, në auditorë e kudo duhet të ndërmerren masa sepse jemi në kohë për të mos shkuar në një dishezë që askush nuk e do”, tha Fico.

Lexo më shumë  Zgjidhet problemi me ushqimin në FSK, Maqedonci: Ka filluar punën stafi i kuzhinierëve profesionalë

Por nëse institucionet përgjegjëse, organizatorët e aktiviteteve dhe qytetarët do të vijojnë me injorimin e masave anti-Covid, anëtarja e Komitetit Teknik nuk përjashton mundësinë e ashpërsimit të kufizimeve.

“Nëse vazhdojmë me rritje të numrave, të jemi të sigurt që nuk do të hezitojmë të marrim masa për të minimizuar dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit”, shprehet Fico.

Për të shmangur rëndimin e situatës nga përhapja e koronavirusit dhe mutacioneve të tij, si dhe aktualisht, në 100 mijë banorë, 234 raste rezultojnë pozitivë me Covid-19.

Lexo më shumë  Investigimi i ‘Washington Post’: Shqiptarët tejkalojnë Escobar-in, dominojnë bumin e trafikut global të kokainës

Tirana, Vlora dhe Gjirokastra kanë numrin me të lartë të infektimeve. Ndërkohë, dimri pritet të jetë i vështirë për shkak të qarkullimit të virozave respiratore dhe gripit AH1N1, tashmë të identifikuara në vendin tonë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *