Lajme

Kurti thotë se ardhmja e vendit do të forcohet nga fëmijët, garanton mbrojtjen e tyre

Kryeministri i vendit Albin Kurti, tha se Kosova ka popullsinë më të re në botë dhe se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve dhe të rinjtë janë në fokus të politikave të Qeverisë.

Ai në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve që funksionon në kuadër të Qeverisë, shtoi se e ardhmja e vendit varet nga fëmijët, prandaj edhe kujdesin ndaj tyre nuk duhet të mungojë.

Lexo më shumë  Kuvendi miraton marrëveshjen për Lojërat Mesdhetare

“Me qëllim të zbatimit të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, Qeveria është e gatshme për mbrojtjen e tyre. Të drejtat e fëmijëve ndërtohen në përpjekje motivuese për edukimin e tyre dhe me përpjekje parandaluese”.

Për të mundësuar jetësimin e njërit nga prioritet e Qeverisë, e që është edukimi i hershëm, ai tha se kanë planifikuar ndërtimin e 50 çerdheve.

“Meqenëse mbrojtja fillon me parandalim, Zyra për qeverisje të mirë ka hartuar programin që po e lansojmë për mbrojtjen e fëmijëve. E ardhmja e vendit tonë do të forcohet nga fëmijët. Takimi është për diskutime konkrete për përmasimin e të drejtave të njeriut”.

Lexo më shumë  Gjinovci kritikon opozitën dhe mediat: Paqartësi për nënshkrimet për Vjosa Osmani, 15 nënshkrime pa emër kandidati

“Prioritet i Qeverisë është edukimi i hershëm andaj me buxhetin për 2022 do të fillojë financimi i 50 çerdheve. Pikë e rëndësishme është edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ne duhet të qëndrojmë pas planeve tona për të mbrojtur fëmijët tanë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *