Lajme

Kuvendi miraton Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private

Kuvendi me 67 vota për ka miratuar në parim Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private, të cilin projektligj e ka prezantuar dhe arsyetuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu fillimisht tha se rregullimi i kësaj fushe është kompleks, por shtoi se projektligji është në pajtim me standarde më të avancuara ndërkombëtare dhe heq nga rendi juridik një ligj të ish Jugosllavisë.

Lexo më shumë  7 pjesëtarë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë

“Projektligji i ri është në pajtim me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe heq nga rendi juridik një ligj të ish-RSFJ-së që nuk i përgjigjet rrethanave police juridike dhe ekonomike të shtetit tonë, pra, nga viti 1982. Si rrjedhojë e rëndësisë së madhe të këtij projektligji besojmë që është me rendësi Kuvendi i Kosovës t’i jap miratimin e tij dhe pastaj hyrjes në fuqi”, theksoi ajo.

Lexo më shumë  Si po e mbush me administratë dhe nxënës shkollash qeveria stadiumin për Kanye West

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *