Lajme

Ambasadori gjerman për ndryshimet në Berlin: Nuk do ndikojë në qasjen ndaj Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde komentoi deklaratat e kryeministrit Kurti se mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë brenda mandatit të tij. Ai tha se në tryezën e negociatave nuk mund të vendoset se për çfarë do të flasë pala tjetër, por secili vendos kërkesat e veta

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit se mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë brenda mandatit të tij.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

I ftuar në “Prime Time” në Kanal 10, ambasadori gjerman tha se në tryezën e negociatave nuk mund të vendoset se për çfarë do të flasë pala tjetër, por secili vendos kërkesat e veta.

Rohde shtoi se nuk është ide e mirë të refuzohet të flitet për çështje të caktuara pasi krijohet tabu dhe të njëjtat nuk çojnë në rezultate.

“Është mirë kur je optimist, edhe unë jam optimist. Në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje duhet të bisedohet me palën tjetër. Në tavolinë nuk mund të caktoni se çka vendos pala tjetër. Ju i vendosi kërkesat tuaja, të njëjtën bëjnë edhe ata. Kështu shihni se ku mund të gjendet një bazë e përbashkët. Ky është parimi sido qe ta quani, dialog apo negociata. Duhet të flisni me njëri-tjetrin. Nuk është ide e mirë të refuzoni të flisni për çështje të caktuara sepse kjo krijon tabu dhe tabute nuk çojnë në rezultate”,– tha Rohde.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *