Goal zgjedh 50 futollistet më të mira në botë nga votat e tifozëve: Kosovare Asllani futet në Top-10
Goal.com ka zgjedhur 50 fubollistet më të mira në botë me votat e shikuesve, ku Kosovare Asllani është në pozitën e tetë.
Mesfushorja shqiptare që luan te Real Madridi dhe Kombëtare e Suedisë, kishte një vit shumë të mirë në planin individual.
Goal.com ka sqaruar pse Asllani është në mesin e dhjetë më të mirave.
“Ndonëse i mbylli Lojërat Olimpike me një medalje argjendi në qafë dhe jo me të artën që do të donte, mesfushorja kreative ishte një nga lojtarët e turneut, duke shkëlqyer për Suedinë pas një edicioni me 16 gola për Real Madridin”, ka shkruar goal.
Në top 10 janë gjashtë lojtare të Barcelonës, pasi kishin fituar gjithçka në edicionin që sapo lamë pas.
Alexia Putellas

Irene Paredes

Asisat Oshoala

Lieke Martens

Sydney Lohmann

Caroline Graham Hansen

Mapi Leon

Kosovare Asllani

Vivianne Miedema

Lina Magull

RrugaPress
