Kurti dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA biseduan për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë
I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka njoftuar se sot ka takuar Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Ai ka thënë se ndër temat për të cilat kanë diskutuar ka qenë edhe planet që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet gjatë mandatit aktual qeverisës.
“Ishte kënaqësi që të takoja Kurtin dhe Bislimin sot ku diskutuam për një mori çështjes, përfshirë planet për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit të tanishëm”, është shprehur Giacobbe.
It was a pleasure meeting PM Kurti and DPM Bislimi today to discuss a wide range of issues, including plans to realize a comprehensive agreement with Serbia during the PM’s current mandate. #RealProgress. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/yEKUOYBCuC
— Chargé d'Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 18, 2021
Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti deklaroi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, para dy ditësh tha se marrëveshja me Serbinë pritet të arrihet në mandatin e tij.
“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia”, deklaroi Kurti.
Rruga Press