Ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe COVID, kritika nga Avokatja e Popullit
Ballanca i quan të pamjaftueshme ndihmat ekonomike për familjet në nevojë dhe personat e infektuar me COVID-19
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca shfaqi shqetësime për rritjen e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, që përsëri mbetet i pamjaftueshëm.
Qeveria parashikon që në buxhetin e vitit të ardhshëm ndihma ekonomike për familjet në nevojë të rritet nga 5500 lekë në 7500 lekë.
“Ka një hendek shumë të madh në skemën e ndihmës ekonomike në Shqipëri me atë që është minimum I llogaritur sipas shportës dhe shërbimeve minimale që duhet tu garantohen fëmijëve”, u shpreh Ballanca
Ndërkohë, nga ana tjetër, Ballanca kritikoi dhe mbështetjen e ulët financiare për personat e infektuar me COVID-19.
“Mbështetja e ulët financare për covid ishte I pamjaftueshëm nuk i referoheshin ekzaminimeve të detyrueshme që duhej të ishin të përfshira Nga ana tjetër që numriu I personave që kishin përfituar ishte minimal”, deklaroi Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.
RrugaPress