Neroni normalizoi të pamundurën në mendjen e romakëve
Nga Sebastian Zonja
Roma nuk e mori dot më veten pas Neronit ( viti 37 – 68 ). Ky perandor ka hyrë në historinë e njerëzimit si personi që i binte violinës ndërsa Roma digjej. Vrau nënën e tij për çështje pushteti dhe digjte të krishterët për të ndriçuar natën rrugët e Romës.
Qytetarët e Romës e dinin se ai ishte një i sëmurë mendor por s’kishin ç’të bënin.
Mjekët e oborrit nuk guxuan të shpreheshin lidhur me gjendjen e tij mendore, se i ikte koka.
Roma s’e mori dot më veten, sepse vuri në krye të saj një njeri që bënte veprime jashtë çdo lloj logjike.
Neroni normalizoi të pamundurën në mendjen e romakëve.
Pas djegies së Romës, gjithçka ishte e mundur.