Bota

VOA/BE- Shtimi i infektimeve dhe inflacionit rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Evropa është sërish epiqendra e pandemisë. Vala aktuale e infeksioneve po lë në hije raportet e fundit se ekonomitë evropiane po rimëkëmben. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell bisedoi me ekspertë dhe analistë evropianë lidhur me pritshmëritë ekonomike të bllokut.

Është koha e karnavaleve në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, pavarësisht se ky vend ka shifrat më të larta të infeksioneve me koronavirus në Evropën Perëndimore. Jenny Neumaier thotë për Zërin e Amerikës se njerëzit janë të vaksinuar.

“Jemi të vaksinuar dhe mendoj se duhet ta provojmë se çfarë mund të ndodhë.”

Një ndjenjë ankthi po rëndon mbi ekonomitë evropiane. Pak javë më parë perspektivat dukeshin të shkëlqyera. Rritja tremujore në eurozonë deri në shtator ishte më e lartë se ajo e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Por COVID-19 është rikthyer. Gjermania, Austria, Holanda, Bullgaria dhe Rumania janë mes shteteve që po rivendosin kufizime të pjesshme. Analisti Robert Halver me “Baader Bank” thotë se situata ekonomike nuk do të rëndohet si më parë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

“Nuk e dimë se si do të jetë e ardhmja. Shkalla e infeksionit sigurisht që nuk është e mirë. Por tregjet e aksioneve janë tregues se nuk do të bëhet aq keq sa në të kaluarën, si mbylljet masive kur ekonomia pothuajse u ndal dhe u krijua një borxh i madh. Kjo nuk do të ndodhë, për një arsye të thjeshtë: çfarë kuptimi ka të vaksinohesh nëse ende duhet të mbyllësh vendin?”

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj pandemisë me një paketë shpëtimi prej 819 miliardë dollarësh. Por problemet globale të zinxhirit të furnizimit dhe çmimet e larta të energjisë po rëndojnë mbi ekonomitë evropiane. Industria gjermane e automobilëve, prej 430 miliardë dollarësh, po rënkon.

“Ka një mungesë historikisht të pashembullt të produkteve të caktuara. Mungesa e gjysmëpërçuesve ka bërë që qindra mijëra makina të mos përfundojnë së prodhuari”, thotë Peter Altmaier, Ministër i Ekonomisë në detyrë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Inflacioni po zvogëlon fuqinë shpenzuese dhe nxit bankat qendrore për të rritur normat e interesit. John Springford i Qendrës për Reforma Evropiane i tha Zërit të Amerikës se këto probleme globale do të vazhdojnë për disa muaj.

“Është një problem global që pothuajse me siguri do të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë. Një pjesë e arsyes është se me rihapjen është rritur edhe kërkesa e konsumatorëve që ishte disi e frenuar gjatë mbylljes. Kjo do të thotë se sistemi i furnizimit global ka luftuar për të përmbushur këto kërkesa.”

Ndërsa afron dimri, Evropa shpreson që vaksinimi do të parandalojë një tjetër rënie ekonomike. BE-ja shpreson se me afrimin e sezonit të festave do të rriten edhe shpenzimet e konsumatorëve. Por situata e krijuar nga problemet globale të zinxhirit të furnizimit mund të nënkuptojnë mungesën e disa artikujve./VOA

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *