Hendeku i financave të qytetarëve: Disa kredi për investime, disa të tjerë nuk përballojnë jetesën
Individët po kërkojnë më shumë kredi sipas Bankës së Shqipërisë. Por nëse një pjesë po investojnë në një pronë apo makinë të re, për shumë të tjerë kostot janë shtrenjtuar dhe shpenzimet e mëdha duhet t’u lënë vendin shpenzimeve jetike.
Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë po reflektohet edhe në rritjen e kërkesës për kredi. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për individë në tremujorin e tretë shënoi rritje me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po, nga ana tjetër, pasiguritë ekonomike dhe normat e larta të interesin po bëjnë që shqiptarët të evitojnë marrjen e huave nga bankat.
Shtrenjtimi i produkteve të konsumit, por edhe shërbimet ka shtuar kostot duke vështirësuar jetesën e shumë familjeve shqiptare.
Me gjithë luhatjet si pasojë e faktorëve të brendshëm e të jashtëm, ekonomia po shfaq shenja rigjallërimi ndërsa parashikimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja ekonomike do të jetë këtë vit mbi 7%. /a2news.com/
Rruga Press