Bota

Polonia drejton gishtin kah Rusia e Bjellorusia: Krizën e emigrantëve e organizuan Shërbimet Sekrete në Moskë e Minsk

Polonia pretendon se krizën e emigrantëve e kanë organizuar Shërbimet Sekrete në Moskë dhe Minsk. Në anën tjetër Kremlini mohon kategorikisht këto pretendime. Por mediat gjermane transmetojnë pretendimet e ish-pjesëtarëve të shërbimit bjellorus, që mbështesin Varshavën në këto akuza.

“Moska nuk ka kurrfarë lidhje me këtë”, tha presidenti rus Vladimir Putin derisa po e komentonte situatën përgjatë kufirit Poloni-Bjellorusi, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

E përditshmja gjermane Zedeutsche Zeitung raporton se pretendimet e qeverisë polake dhe ish-zyrtarëve të inteligjencës bjelloruse, po thonë krejt diçka tjetër.

“Për një organizim artificial të krizës së emigrantëve janë pajtuar shërbimet sekrete në Minsk dhe Moskë, ajo po udhëhiqet nga operacioni i koduar “Diga”, citon e përditshmja gjermane politikanin e opozitës bjelloruse Pavel Latushk, shkruan Deutsche Ëelle.

“Në këtë po marrin pjesë shërbimet sekrete ushtarake siç është GRU-ja ruse dhe SVR e FSB”, pretendon Latushk.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Pavel Latushk sipas të përditshmes së Munihut, më herët ka qenë ministër i Kulturës në Bjellorusi dhe ambasador, por pas zgjedhjeve të manipuluara të 9 gushtit 2020, “është ndarë” nga Aleksandar Lukashenko dhe i është bashkuar Svetlana Tihanovska.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *