Bota

Jacob Chansley, protestuesi me shtizë e me kapele me brirë, dënohet me 41 muaj burg

Jacob Chansley, protestuesi që më 6 janar u pa tek hynte në Kapitol me një shtizë në dorë, me kapele prej gëzofi me brirë, me gjoks të zhveshur e me fytyrë të ngjyrosur me bojë, duke u bërë një nga figurat më të njohura në sulmit ndaj Kongresit, u dënua të mërkurën me 41 muaj burg.

Zoti Chansley, i cili u vetëdeklarua fajtor për një akuzë të rëndë atë të pengimit të një procedure zyrtare, ishte ndër protestuesit e parë që hynë në ndërtesë.

Lexo më shumë  Ambasadorja e Norvegjisë në Jordani jep dorëheqjen për shkak të përfshirjes në skandalin Epstein

Megjithëse ai nuk akuzohet për dhunë, prokurorët thonë se zoti Chansley, një banor i Arizonës, ishte “fytyra publike e trazirave në Kapitolit”.

Para se të dënohej, zoti Chansley i tha gjykatësit Royce Lamberth se kishte bërë gabim që kishte hyrë në Kapitol dhe se e pranonte përgjegjësinë për veprimet e tij. Por ai tha se nuk ishte një kryengritës dhe se ishte i shqetësuar me mënyrën se si e kishin portretizuar mediat pas sulmit të dhunshëm në Kapitol.

Lexo më shumë  Aktorët e famshëm bashkohen me Bad Bunny kundër Trump-it, në shfaqjen spektakolare të Super Bowl

Jacob Chansley ishte në mesin e 650 personave të akuzuar për sulmin ndaj Kapitolit, që detyroi ligjvënësit të fshiheshin, ndërsa ishin mbledhur të çertifikonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që shpallte fitues demokratin Joe Biden. Më shumë se 120 të pandehur janë deklaruar fajtorë, kryesisht për akuza që parashikojnë një maksimum prej gjashtë muajsh burg.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *