Bota

Propagandoi kundër Pfizerit, Rusia pranon pilulën kundër COVID-19 të kompanisë amerikane

Federata e Rusisë ka pranuar që kompania amerikane Pfizer të kryej testime për pilulën eksperimentale kundër COVID-19.

Siç shkruan Reuters, deri më tani 90 rusë kanë përdorur pilulën e re të Pfizer të quajtur Paxlovid, e cila pritet që të jetë me një efektivitet prej 89 për qind në të gjithë personat që e marrin.

Lexo më shumë  Analizë e re e luftës në Ukrainë - humbjet ruse janë shumë më të mëdha sesa mendohej

Këto testime kanë filluar më 12 nëntor 2021 dhe do të vazhdojnë deri në mars të vitit 2023.

Rusia vazhdimisht ka shpërndarë propagandë kundër vaksinës në Perëndim, ndërsa veprimet e fundit duket se janë pikërisht kundër asaj që Rusia deklaron, duke u bërë pjesë e testimeve dhe vaksinimeve të cilat janë e vetmja mënyrë për të ndaluar pandeminë COVID-19.

Lexo më shumë  Trump refuzon të kërkojë falje për postimin racist ndaj çiftit Obama

Kujtojmë se Rusia ka vaksinën e saj të quajtur Sputnik V, e cila kryesisht po refuzohet nga popullata ruse dhe të cilët kanë gjetur mënyra kreative për të marr vaksina të miratuara nga vendet perëndimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *