Kurti për shpronësimet: Kemi gjetur 184 milionë euro borxhe
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur deputetes Time Kadrijaj lidhur më shpronësimet duke thënë së qeveria që udhëheq ai, ka gjetur 184 milionë euro borxhe që kanë të bëjnë me shpronësimet.
“Me ardhjen tonë në qeverisje borxhet për shpronësime i kemi gjetur 184 milionë euro. Shumë mirë e dini se si disa këtej kanë blerë qindra hektarë tokë për një euro, e tri euro. Pra ka paguar shteti, jo ata. Ne kemi problem me plaçkitjen që është bërë më këto prona. Asnjëherë nuk do të lejoj që përgjatë rrugës të na dyfishohen vlerat siç ka ndodhur me ju”, ka thënë Kurti.
Tutje Kadrijaj e ka pyetur kryeministrin se a është i njëjti komisioni që ka bërë shpronësimet sikur në Qeverinë Haradinaj.
“Ne kemi bërë më shumë anulime të shpronësimeve sesa shpronësime, drejtori s’është më i njëjti, dhe kosto përfundimtare për vitin 2020 ka qenë 5.6 milionë euro, ndërsa ne e kemi bërë pagesën në vitin 2021, 1 milion euro, pra qeveritë e kaluara kanë hyrë në obligime financiare dhe ne i kemi zhbllokuar pronësimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë dhe rrugën Podujevë-Besi, e kështu do të vazhdojmë edhe më tutje”, tha ai.
Rruga Press

