TikTok po vlerëson rrezikshmërinë e platformës tek adoleshentët
Rrjeti social TikTok po kërkon të hetojë botën e sfidave që ndodhin brenda platformës së tij, shpesh të bëra virale nga miliona abonentë dhe të konsideruara të rrezikshme.
Sipas sondazhit, shumë sfida rezultuan të ishin mashtrime të vërteta, pa asnjë reagim të vërtetë.
Kompania ka porositur një kërkim global, në mbi 10 mijë adoleshentë, prindër dhe edukatorë për të kuptuar sesi fëmijët përballen me sfidat.
Sipas rezultateve të agjencisë së pavarur ”Praesidio Safeguarding”, pothuaj 0,3% e përdoruesve të intervistuar, midis moshës 13 dhe 19 vjeç, thanë se morën pjesë në një sfidë që e konsideronin të rrezikshme.
Për pothuajse gjysmën (48%), sfidat e identifikuara në aplikacion u perceptuan si të sigurta dhe argëtuese, 32% shoqëruan me disa rreziqe, dhe 14% u përshkruan si të rrezikshme.
Studimi zbuloi gjithashtu se, përpara se të marrin pjesë, adoleshentët përdorin një sërë metodash për të kuptuar rreziqet e sfidave në internet si shikimin e videove të pjesëmarrësve të tjerë, leximin e komenteve dhe bisedën rreth miqve të tyre.
Rreth gjysma (46%) thanë se donin “informacion më të vlefshëm rreth rreziqeve” dhe “për aktivitete ekstreme”.
Falë një grupi prej dhjetëra ekspertësh të sigurisë, TikTok dhe Praesidio pretendojnë se shumë nga sfidat e diskutuara në të kaluarën janë mashtrime.
Këto përfshijnë Galindo, Balenën Blu dhe Momo. Sfidat e mashtrimit përhapin informacion të rremë rreth një sulmuesi që i shtyn fëmijët të kryejnë një sërë aktivitetesh të dëmshme, të cilat përfundojnë në vetëlëndim ose vetëvrasje.
Rruga Press