Lajme

Leo Di Caprio ‘insiston’ për Vjosën: Ja çfarë do mbronte nëse do bëhej park kombëtar

SHBA- Aktori Leonardo DiCaprio ka reaguar sërisht për mbrojtjen e lumit “Vjosë”, duke kërkuar nënshkrimin e një peticioni për ta bërë atë një park ndërkombëtar.

Aktori Leonardo DiCaprio me anë të një posti në “Instagram” ka kërkuar mbështetjen nga ndjekësit që ‘Vjosa’ të jetë Park Kombëtar në mënyrë që zona të mbrohet nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit. Përveç mbrojtjes së lumit, aktori shprehet se do të rritej turizmi duke tërhequr rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Aktivistët kanë punuar për mbrojtjen e Vjosës për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetjen globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar,”-shruan DiCaprio në postin e tij.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Në fund të postimit aktori fton të gjithë për të nënshkruar peticionin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *